SPAK sekuestroi 41 milionë euro/ Hoxha: E papërfillshme për nivelin e krimit në vend

6 Prill 2024 | 12:03

Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar raportin vjetor të SPAK-ut. Në raportin e paraqitur nga kryeprokurori Altin Dumani, bëhet fjalë për 41 milionë eruo të sekuestruara nga hetimet.

Sipas Hoxhës, kjo shumë e sekuestruar është një hap i mirë përpara , por është shumë e ulët në krahasim me nivelin e korrupsionit në vend.

“Motoja është ndiq paranë, ata u përpoqën të dëshmonin se kishin sekuestruar diku te 41 milionë euro. Në fakt me nivelin që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, është një shumë ende e papërfillshme.

Megjithatë është një hap i mirë përpara. 41 milionë asete dhe para, ne po shikoje  se hetimet e SPAK-ut drejtohen rreth konfiskimit të aseteve dhe të shumave të parave. Ideja është t’i kthehen qytetarëve paratë e grabitura”,-tha Artan Hoxa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026