“SPAK të hetojë”- Manja: Berisha tha vetë se do merrte snajperin të vriste Ramën

23 Janar 2023 | 13:58

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, mbajti këtë të hënë një konferencë për mediat, ku deklaroi se maxhoranca do të dorëzojë në SPAK kallëzimin penal për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit.

Manja tha se kallëzimi nuk është dorëzuar më parapra pasi PS nuk kishte besim te drejtësia e kaluar.

Ai shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të duhej të merrej i pandehur vetëm nga deklaratata që ka thënë se do të qëllonte vetë me snajper Edi Ramën nëse do të ishte përsëri në të njëjtat kushte.

“Ne ende besojmë se SPAK-u që ka ngjallur besimin te drejtësia, ta marrë ta hetojë këtë çështje dhe kushdo që ka qenë i përfshirë të përgjigjet përpara drejtësisë.

Sali Berisha madje deklaron se përsëri po të isha në të njëjtat kushte “do kisha marrë snajperin dhe do kisha vrarë vetë ish-kryetarin e opozitës në atë kohë Edi Ramën”. Unë nuk e di se si mundet qoftë edhe për këtë deklaratë, prokuroria e deri djeshme do të duhet ta kishte marrë në përgjegjësi penale ish-kryeministrin Sali berisha. Nuk e ka bërë dhe ne nuk kemi shpresuar deri dje të drejtësia që kishim. Por SPAK-u tani ka sprovëm për të treguar që është në lartësinë e detyrës që i ka ngarkuar ligji dhe të hetojë këdo pavarësisht nga pozita që ka patur apo ka në hirearkinë e shtetit shqiptar. Ne sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK”, tha Manja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar...
10:19 | 06/07/2026

Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministrin Gazmend Oketa....
10:01 | 06/07/2026

Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të...
08:25 | 06/07/2026