SPAK përgënjeshtron Policinë për vetëdorëzimin e Alqi Bllakos

1 Prill 2022 | 11:11

SPAK përgënjeshtron Policinë e Shtetit për vetëdorëzimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Sipas SPAK, Bllako është dorëzuar vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 03:30 të datës 1 prill dhe jo mbrëmjen e 31 marsit, siç u njoftua nga Policia e Shtetit.

SPAK sqaron se për ekzekutimit e masës së sigurisë “arrest me burg” për Bllakon, policia nuk ka vepruar për më shumë se 12 orë për ndalimin e tij.

SPAK nënvizon se i ka kërkuar Policisë së Shtetit mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në komunikatën e SPAK për mediat është specifikuar me datë dhe orë çdo veprim i ndjekur deri në prangosjen e ish-deputetit, si më poshtë:

29.03.2022

Kreu i SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

29.03.2022

Kuvendi njofton mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, më datë 30.03.2022, ora 18:00.

30.03.2022

SPAK i kërkon Policisë së Shtetit të mbajë në mbikëqyrje deputetin dhe të njoftojë prokurorin e çështjes nëse Bllako tenton të largohet jashtë vendit.

30.03.2022 (19:40)

SPAK njoftohet për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin pasi Bllako heq dorë nga mandati i deputetit.

30.03.2022 (20:30)

SPAK i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për Bllakon.

31.03.2022 (15:30)

GJKKO cakton masën arrest me burg për Alqi Bllakon. Vendimi vihet në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme.

31.03.2022 (15:45)

Vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj Alqi Bllakos i jepet për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit.

01.04.2022 (03:30)

Vendimi ekzekutohet nga Policia e Shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026