Spanja heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

23 Shtator 2023 | 08:10

Mbetet të shihet nëse vendet e tjera do ta ndjekin shembullin e Spanjës.

Spanja e bëri këtë ndryshim për të pasur barazi më të madhe, pas një marrëveshjeje mes shtëpisë së futbollit në vend dhe ekipit që e fitoi Kupën e Botës 2023, e cila u arrit pas shumë mospajtimeve qëkur ish-presidenti i federatës, Luis Rubiales, e puthi me zor në buzë futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së trofeut, kur Spanja u bë kampione e botës në Australi muajin e kaluar.

Emri i ekipit të grave është quajtur tradicionalisht “de fútbol femenino”, apo në shqip “futbolli i grave”.

Por, nga tani e tutje, ekipet kombëtare të burrave dhe grave do të njihet të dyja zyrtarisht si “Selección Española de fútbol”, apo në shqip “Ekipi kombëtar i Spanjës në futboll”.

“Më shumë se një ndryshim simbolik, ne duam që kjo ta përfaqësojë një ndryshim konceptual, dhe pranimin se futbolli është futboll, pavarësisht se kush e luan atë”, tha presidenti i përkohshëm i FFS-së Pedro Rocha.

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka mbajtur bisedime joformale në të kaluarën për mënyrën sesi vendet mund ta zgjidhin çështjen e emrit, por nuk ka dhënë ndonjë propozim zyrtar.

Vendet e tjera, si Anglia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar barazi duke iu referuar atyre si ekipet kombëtare të “burrave” dhe “grave”.

Por barazia është më e vogël kur bëhet fjalë për turnetë e mëdhenj.

Gara më elitare dhe prestigjioze e burrave quhet thjesht Liga e Kampionëve. Gara e njëjtë e grave, megjithatë, quhet Liga e Kampionëve e Grave.

Njëlloj, Kampionati Evropian i burrave i vitit të ardhshëm quhet Euro 2024. Gara e njëjtë e grave më 2025 quhet Euro e Grave.

Kupa Botërore e Grave në Australi dhe në Zelandë të Re u mbajt disa muaj pas asaj të burrave, emri zyrtar i të cilës ishte thjesht FIFA Kupa e Botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026