Spanja publikon listën e lojtarëve për Euro2024, afron 5 katalanas dhe 3 “galaktikë”
Spanja ka publikuar listën paraprake të Euro 2024, ndërsa tekniku Luis de la Fuente ka ftuar plot 20 lojtarë, 3 më tepër nga shifra zyrtare e Euro 2024. Duke nisur nga katërkëndëshi bëhet fjalë për 3 portierë, 9 mbrojtës, 9 mesfushorë dhe 8 sulmues, mes tyre dhe Joselu, i cili zhvilloi një super paraqitje përballë Bayernit të Mynihut në gjysmëfinale të Champions.
Një risi sa i përket portës është padyshim thirrja e Alex Remiro, në mbrojtje i riu Cubarsi si dhe ftesë ka pasur dhe për Vivian lojtari i Bilbaos. Aleix Garcia e Baena janë surprizë në mesfushë, ndërsa në sulm thërritet Ayoze Perez, i cili ka luajtur më herët vetëm për 21-vjecarët e Spanjës. Jashtë janë lënë Pedro Porro i Tottenham apo dhe Gutierrez nga Girona.
Raya, Simon e Remiro në portë, më pas mbrojtja me Laporte, Cubarsi, Normand, Nacho, Carvajal, Grimaldo, Navas, Vivian e Cucurrella. Rodri do të udhëheqë mesfushën së bashku me Zubimendin, Merino, Ruiz, Pedri, Fermin, Garcia, Baena e Llorente. Morata është i padiskutueshëm në repartin ofensiv me Yamal, Williams, Olmo, Oyarzabal, Joselu, Ferran e Ayoze Perez. Spanja bën pjesë në grupin e Shqipërisë në Europian, së bashku me Kroacinë e Italinë, ndërsa ndeshja ndaj kuqezinjve është e fundit në kalendar.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm