Specialisti i trafikut: Vijat e bardha janë, këmbësorët s’i përfillin
Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se qytetarët nuk i respektojnë vijat e bardha dhe për këtë arsye bëhen shkak aksidenti.
Ai sqaroi se gjobat për këmbësorët janë pikërisht sepse po shtohen ngjarjet rrugore dhe duhet më shumë sensibilizim nga qytetarët.
“Forcat që angazhoj për të ndëshkuar këmbësorët, por t’i përdor për shkelje të tjera të Kodit Rrugor të siguroj që 100-fishohen masat administrative, pra në rast se unë një punonjës policie e angazhoj për të ndëshkuar një këmbësor që ka një masë administrative, mesatarja 1 mijë lekë dhe nga këto do të paguajë 50%, ndërkohë ka shkelje të tjera që po t’i fokusosh gjenerojnë më shumë të ardhura,” – u shpreh Baka.
Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.
Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë