Spital i ri “COVID 3”, së shpejti hapen operacionet dhe shtrimet e planifikuara në spital
Operacionet, konsultat ambulatore si dhe shtrimet në spital të planifikuara të cilat deri më sot janë anuluar pritet që së shpejti të rihapen. Kështu ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa inspektoi punimet për hapjen e spitalit “COVID 3″.
“Jemi duke punuar për të krijuar një kalendar të hapjes sipas disa niveleve të sistemit shëndetësor duke filluar sigurisht nga struktura bazë që është kujdesi parësor dhe duke vijuar edhe në spitale”, tha znj. Manastirliu.
Për të sëmurët me coronavirus, përveç spitalit Infektiv dhe atij “Shefqet Ndroqi” së shpejti do jetë në funksion edhe një spital tjetër. Ky ambient do te jete tek ish shërbimet e kirurgjive
“Është një strukturë, e cila është e mjaftueshme për sa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me COVID-19”, shtoi ajo.
Në spitalin Infektiv për të sëmurët me coronavirus janë në dispozicion 120 shtretër, ndërsa në spitalin “Shefqet Ndroqi” 190.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve