Qindra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Hagia Sophia, në Stamboll këtë të shtunë për të mbajtur zi për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe për të mbështetur banorët e Gazës nën flamurin “Thirrja e Fundit”.
Pjesëmarrësit nga i gjithë gadishulli u mblodhën për të protestuar kundër sulmeve ajrore të forcave izraelite dhe ofensivave tokësore kundër palestinezëve.
Gjithashtu për të shprehur edhe mbështetjen e tyre të plotë për gazanët që po luftojnë për ushqim, ujë dhe strehim.
Shefi i byrosë politike të Hamasit, Haniyeh bëri thirrjen për këtë ditë veprimi përpara se të vritej në kryeqytetin iranian të Teheranit të mërkurën.
Haniyeh e kishte shpallur 3 gushtin si ditë kombëtare dhe ndërkombëtare solidariteti me banorët e Gazës dhe të burgosurit në objektet izraelite.
Ai u kishte bërë thirrje të gjitha komuniteteve islamike, arabe dhe globale që të bashkohen në protesta dhe demonstrata për të treguar solidaritetin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Garda e Iranit: Haniyeh u vra nga predha 7 kg, me rreze të shkurtër veprimi
- Hodhën bombë drejt një restoranti, 32 të vrarë pas sulmit terrorist në Somali