“Sterilizimi”, Ilir Beqaj: Kjo çështje është gjykuar, i kërkova SPAK vendimin…

28 Maj 2025 | 13:54

Është mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO seanca e radhës për “Sterilizimin”, ku i pandehur është edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Beqaj është shprehur se i ka kërkuar SPAK që ti japë vendimin e ish-krimeve të rënda, sipas tij çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria, ndaj sipas tij “parimi i gjësë së gjykuar” i jep pafajësi.

“I kërkova SPAK të më japë një vendim të ish-krimeve të rënda që e ka në arkivë. Pesë herë e kam kërkuar s’ma dhanë, e mora tek Kuvendi se ja kishin çuar komisionit hetimor. Ai vendim dhe vendimi i Prokurorisë se Tiranës për mua janë pafajësi sipas parimit të gjësë së gjykuar, ka dhe vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë. Akuzohem për vjedhje po s’ka shifër, SPAK nuk ka bërë arsyetimin e akuzës së re që e pranoj nga gjykata”,-tha Beqaj.

Gjatë seancës Beqaj i është drejtuar prokurorëve duke ju thënë “ Ne nuk jemi sekonda, jeta jon nuk është sekonda për gjykim të shkurtuar”.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026