“Stop gjuhës së urrejtjes”, studentët përcjellin mesazhe sensibilizuese
Do të ndalemi në një tjetër bisedë, për një temë që na prek të gjithëve dhe që lidhet me gjuhën e urrejtjes. 18-qershori është edhe dita kundër gjuhës së urrejtjes, një fenomen që është bërë shumë i përhapur veçanërisht tek të rinjtë.
Të gjithë shajnë dhe bullizojnë njeri-tjetrin jo vetëm përballë por edhe në rrjetet sociale, me ofendime nga më të rëndat edhe pse mund të mos e njohin aspak personin në fjalë.
Studentët e shkencave sociale kanë organizuar disa aktivitete, ndër të tjera edhe për të dhënë mesazhe kundër gjuhës së urrejtjes.
Projekti “Mbështesim Agjentët e Ndryshimit në Bërjen e Ndryshimit” mbështet nga Nisma Rajonale e Kombeve të Bashkuara “Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, që synon të fuqizojë të rinjtë të përfshihen në narrative konstruktive, të forcojnë dialogun ndërkulturor, përfshirjen, barazinë gjinore dhe të krijojnë mirëkuptim dhe besim të ndërsjelltë në rajon.
Seria e aktiviteteve, në kuadër të këtij projekti filloi me realizimin e tre workshopeve që kishin si qëllim fuqizimin e studentëve të shkencave sociale në fushën e Edukimit për Median dhe Informacionin.
Në Workshopin e parë të zhvilluar me datën 23 Maj 2023, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale, studentët u njohën me konceptin e Edukimit për Median dhe Informacionin dhe thelluan njohuritë për median dhe mjedisin politiko-ekonomik në të cilin ato operojnë, si edhe për mënyrën sesi ky mjedis reflekton ose formëzon kontekstin socio-kulturor në të cilin jetojmë. Ata u prezantuan me konceptin e Edukimit për Median dhe Informacionin, që ndër të tjera përfshin aftësitë për dekodim dhe analizë përmbajtjesh të shpërndara në kanale të ndryshme mediatike, në formate të ndryshme si lajme, reportazhe, filma, dokumentarë, artikuj, etj.
Në Workshopin e dytë të zhvilluar me datën 30 Maj 2023, në mjediset e FSHS-së, studentët zgjeruan më tej njohuritë e tyre në lidhje me steriotipet dhe gjuhen e urrejtjes. Realizimi i këtij Workshopi, synonte aftësimin e studentëve në të kuptuarin e steriotipeve me bazë gjinore, etnike, racore, orientimi seksual etj, dhe lidhjen e tyre me gjuhen e urrejtjes, e cila përhapet përmes kanaleve të komunikimit dhe hapësirave mediatike.
Në Workshopin e tretë të zhvilluar me datën 06 Qershor 2023 në mjediset e FSHS-së, studentët u inkurajuan të realizojnë fushata të ndryshme kundër gjuhës së urrejtjes bazuar në aftësitë dhe njohuritë e ndërmarra gjatë dy Workshopeve të tjera. Ata punuan në grupe dhe ideuan fushata kundër gjuhës së urrejtjes bazuar në tematika si pamja e jashtme, komunitet Rome dhe Egjiptiane, gjinia dhe etnia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kishin mbetur të izoluar në plazhin e Gjipesë, shpëtohen 4 turistët, njëri i dëmtuar
- Dyrnjaja: Yuri Kim me gjuhë të paprecedentë, si nuk e pa korrupsionin për kaq vite?
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve