Studentët kërkojnë heqjen e tarifës për vitin shkollor 2019-2020
Rreth 8000 studentë i kërkojnë ministrisë së Arsimit të anulojë tarifën e shkollimit për 2019-2020 prej gjendjes së krijuar nga coronavirusi në Shqipëri.
Dy argumentet kryesore ky mbështetet kërkesa e studentëve janë mënyra e zhvillimit të mësimit online, të cilën ata e cilësojnë si diskriminuese dhe jo efektive, ndërsa arsyeja e dytë lidhet me rëndimin e gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare prej masave shtrënguese të COVID-19.
Euronews Albania foli me grupimin studentor Lëvizja Për Universitetin, që mblodhi firmat dhe të cilët prej vitit 2014 përfaqësojnë një zë kritik për gjendjen aktuale të arsimit shqiptar.
“Arsyeja që kemi mbajtur qëndrim për anulimin e tarifave ka të bëjë me faktin e thjeshtë se studentët nuk kanë qenë në fakultet gjatë kësaj kohe. Ndër të tjera u është dashur të shpenzojnë për oferta interneti, lidhje wireless për të ndjekur mësimin në mungesë të një infrastrukture online të krijuar nga Ministria,” tha për Euronews Albania, studentja Klodjana Aga, njëkohësisht aktiviste e LPU.
“Për shkak të pandemisë shumë studentë kanë mbetur pa punë, prindërit e studentëve kanë mbetur pa punë, gjë që e pamundëson shlyerjen e tarifës,” shtoi studentja.
Masat shtrënguese të lëvizjes qytetase dhe ndërqytetëse janë një tjetër argument i studentëve, të cilët thonë se ky faktor ka penalizuar disa prej tyre që nuk kanë mundur të marrin pjesë në provime.
Ata pretendojnë se “mësimi online ka qenë edhe diskriminues, nisur nga fakti që një pjesë e madhe e studentëve ose nuk kanë pasur pajisje elektronike, ose e kanë ndjekur nga telefoni dhe nuk kanë pasur mundësi as të realizojnë detyrat e kërkuara”.
Lëvizja Për Universitetin nxiti Ministrinë e Arsimit të marrë parasysh kërkesën e studentëve dhe të gjejë një zgjidhje me universitetet dhe bordet e administrimit të tyre, ndërsa paralajmëroi përshkallëzim të reagimit.
Euronews Albania i dërgoi një kërkesë për koment Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë lidhur me pretendimet e studentëve për procesin mësimor dhe e pyeti nëse do ta marrë parasysh vendimin për heqjen e tarifave.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt