Studimi: Tatuazhet mund të ndikojnë në mënyrën si reagon sistemi imunitar
Thujase 40% e të rriturve nën 40 vjeç në Europë kanë tatuazhe në trup, pa e ditur se ato mund të ndikojnë në mënyrën se si reagon sistemin imunitar.
Dyshimet kanë lindur nga një studim i kryer nga Instituti për Kërkime në Biomedicinë në Zvicër që kanë analizuar toksicitetin e bojërave të tatuazheve, sidomos të pigmentëve më të përdorur, sic është e zeza e kuqja dhe jeshilja.
Studiuesit kanë zbuluar se boja e tatuazhit nuk mbetet vetëm në lëkurë, por qarkullon në trup dhe grumbullohet në sistemin imunitar për vite me radhë. Pigmentet që makrofagët nuk arrijnë t’i tresin shkaktojnë inflamacion dhe mund të dobësojnë mbrojtjen e trupit. Efekti u pa më i fortë te ngjyrat e kuqe dhe të zeza.
Në testet me minj, studiuesit zbuluan se pigmentet udhëtonin shpejt drejt nyjeve limfatike dhe qëndronin aty për dy muaj. Interesante është se tatuazhet dobësuan reagimin imunitar ndaj vaksinës së COVID-19, por rritën përgjigjen ndaj një vaksine të gripit të çaktivizuar me UV. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se këto gjetje duhen konfirmuar tek njerëzit.
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin po shqyrton gjithashtu lidhjet e mundshme midis tatuazheve, reagimit imunitar dhe rreziqeve afatgjata, përfshirë limfomat.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm me dronë detarë një nëndetëse dhe bazën ushtarake në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara