Sula: Do të ketë sërish ngjarje si në Himarë, bandat influencojnë pushtetin

3 Gusht 2022 | 15:54

Për deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula ngjarje të tilla si ajo ditën e djeshme në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf, do të përsëriten edhe në forma të tjera.

Kjo sipas tij, pas bandat dhe grupet kriminale kanë influencë në pushtetin qendror, por edhe vendor.

“Në Shqipëri nuk të bën më përshtypje asgjë. Të jeni të sigurt, që përsëri do të pasojnë fakteqësisht, ngjarje të tjera në të gjitha kuptimet. Në Shqipëri ngjarjet janë aq të dhimbshme, duke pasur ngjarjet kriminale që ndodhin çdo javë dhe kjo nuk është e rastësishme.

Grupet kriminale apo bandiat e organizuara që veprojnë në  Shqipëri nuk luftojnë vetëm me njëri-tjetrin, por kanë ngritur edhe influencën në pushtetin qendror apo vendor”, u shpreh Sula në një intervistë për “Euronews Albania”.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit. Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026