“Sulmi në Ankara, i orkestruar nga PKK”, gazetari: Turqia bllokoi mediat sociale
Gazetari Sokol Brahaj tha në një intervistë për Euronews Albania se sipas autoriteteve turke sulmi terrorist i djeshëm në Ankara është shkaktuar nga organizata PKK.
Sipas tij sulmi i ndodhur në selinë e aviacionit në Ankara, ka ardhur pasi në orët e para të ditës së djeshme , ushtria turke ka bombarduar 32 vende të organizatës PKK në veri të Irakut dhe të Sirisë.
“Ky akt terrorist i përket organizatës terroriste PKK e cila ka bërë 40 vitet e fundit shumë akte terroriste në Turqi, por dje ishte nja nga aktet terroriste shumë të mëdha, pasi ishte në zemër të Turqisë. Dyshimet janë se ka qenë kjo organizatë, pasi ditën e djeshme pas mesnate, me urdhrin e inteligjencës turke, ushtria turke ka bombarduar 32 vende të organizatës PKK në veri të Irakut dhe të Sirisë”,-tha Sokol Brahaj.
Gjithashtu gazetari tha se pas këtij sulmi terrorist Turqia ka bllokuar të gjitha mediat sociale dhe ka ndaluar qarkullimin e informacioneve jo zyrtare.
“Një orë e gjysmë pas sulmit terrorist në Ankara. Turqia me një urdhër të Gjykatës së Ankarasë i ka bllokuar të gjitha mediat sociale Youtube, X, Instagramin, TikTok dhe të dhënt dalin vetëm nga publikimet zyrtare. Gazetarët tanë nëse thonë gjëra jo zyrtare, ka dënime shumë të forta ndaj çdo gjë kalon nga burimet zyrtare”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani