English

Sulmohet stacioni i policisë në Kosovë, hidhen dy granata dore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Stacioni i Policisë së Kosovës në Zveçan është sulmuar me dy granata që dyshohet të jenë M-75 prodhim jugosllav. Sipas informacioneve nga Kosovapress përveç dëmeve materiale nuk raportohetpër persona  të lënduar.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth mesnatës, ndërsa deri tani nuk ka të arrestuar dhe nuk dihet motivi i këtij incidenti.

Për këtë incident kanë dhënë detaje edhe policia.

“Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej thuhet se në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Policia e Kosovës dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij sulmi. Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”, thuhet në komunikatë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?