Sulmuesi i Çelsit rezulton me doping, refuzon të ketë përdorur substancë të ndaluar

17 Dhjetor 2024 | 13:52

Sulmuesi ukrainas i Chelseas, i cili pak ditë më parë luajti në Shqipëri në përballjen me Ukrainën, Mykhailo Mudryk është pezulluar nga federata angleze e futbollit. 23-vjecari ka dështuar në testet antidoping, ku nëpërmjet analizës së kryer është konfirmuar se ai ka konsumuar substanca të ndaluara. Lajmi në fjalë është konfirmuar nga vetë klubi londinez në rrjetet sociale ku bën me dije se vetë skuadra, së bashku me futbollistin do të mbështesin autoritetet në këtë proces dhe presin sa më shpejt një përgjigje përfundimtare.

“Ky ka qenë një shok i plotë, pasi kurrë nuk kam përdorur me vetëdije asnjë substancë të ndaluar apo kam shkelur ndonjë rregull dhe po punoj ngushtësisht me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo. Unë e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe mbetem me shpresë që do të kthehem në fushë së shpejti. Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do të flas sapo të mundem”, ka pohuar vetë 23-vjecari.

Në vitin 2023 Mudryk u transferua te Chelsea si një futbollist me shumë potencial, por deri më tani nuk e ka justifikuar pagesën e kryer prej më tepër se 100 milionë euro nga drejtuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026