Superliga shqiptare, Bardheblutë mposhtën Egnatian 2-1, Partizani ‘bie’ në Laç
Superliga shqiptare ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën 5 përballjet e vlefshme për javën e 29. Tirana ka mposhtur Egnatian, ndërsa Partizani i vendit të dytë është mposhtur në Laç 3-2. Në përballjet e tjera, Vllaznia ka barazuar pa gola me Kukësin, Erzeni me shifra të bardha ndaj Kastriotit dhe Bylis-Teuta 2-2.
Një javë tejet interesante në elitën e futbollit shqiptar, me bardheblutë e Orges Shehi të cilët synojnë fitimin e titullit kampion. Tirana zhvilloi një përballje të vështirë ndaj Egnatias, të fituar me përmbysje 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Kasën, dnërsa dopieta e Abazajt vulosi triumfin.
Ndjekësi më i afërt i Tiranës, Partizani është ndalur nga kurbinasit, me Laçin që regjistroi një fitore të madhe me rezultatin 3-2. Guindo ishte njeriu i ndeshjes për bardhezinjtë, të cilët e shohin veten në vendin e pestë me 39 pikë.
Vllaznia ka hedhur një hap fals në Kukës, ku barazoi pa gola me verilindorët. Të njëjtin rezultat regjistroi dhe Erzeni në shtëpi ndaj Kastriotit, ndërsa 2 golat e Lorenco Vilës i dhanë Teutës 1 pikë në Ballsh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Karnavalet e Nartës, Festa pagane që pason Pashkën ortodokse
- Basti i Simone Izaghit, zikaltrit të pakënaqur me trajnerin
- Ylli i futbollit amerikan vritet në festën e ditëlindjes së motrës së tij
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë