Sveçla: S’e kam parë draft-propozimin e Ramës, gabim anulimi i mbledhjes së qeverive
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania pas lirimit të policëve të Kosovës nga burgu në Serbi.
Ai theksoi se nuk e ka parë drft-propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama për asociacionin ndërsa shtoi se prisnin që Shqipëria përpara se të bëjë drafte për Kosovën, fillimisht të dakordësohet me zyrtarët e këtij shteti.
Më tej ai nënvizoi se është zhgënjyer që u anulua mbledhja e dy qeverive.
“Roli i Shqipërisë në shoqërinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ne jemi një komb dhe Shqipëria e ka detyrë kushtetuese të interesohet për bashkombësit e vet kudo janë. Përsa i takon asaj iniciative, ne jemi të qartë se çfarëdo iniciative të merret të jetë në dakordësi me përfaqësuesit legjitim të Republikës sëKosovës. Ne presim ndihmë nga Shqipëria por kjo duhet të bëhet në dakordësi me institucionet e Kosovës. Unë nuk e kam parë këtë draft, jam i angazhuar në situatën aktuale të shkaktuar nga Serbia. Jam zhgënjyer që mbledhja mes qeverive nuk u zhvillua. Në mbledhje do të diskutonim për marrëveshje paraprake që janë të rëndësishme për të dy vendet. Arsyet pse u anulua kjo marrëveshje duhet të sqarohen por mendoj që ka qenë gabim anulimi i saj”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sveçla: Rama kontriboi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë
- Spanjollja Ines Esnal: Si e ideova skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë