“Sylvinho duhet të guxojë”, Rraklli: Ka ardhur koha të ndryshojmë modulin e lojës

17 Nëntor 2024 | 15:57

Një ditë pasi Kombëtarja barazoi me Çekinë në Tiranë ka folur në Euronews Albania ish-futbollisti i Kombëtares Altin Rraklli i cili u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Sylvinho të ndryshojë modulin e lojës dhe të guxojë më shumë.

“E dija që ndaj  Çekisë do të ishte e vështirë por ne duhet ta kishim përgatitur ndeshjen vetëm për fitore pasi barazimi nuk na bënte shumë punë duke parë dhe pozicionim e Gjeorgjisë dhe Çekisë.

“Ka ardhur koha që Silvinho te guxojë pak më shumë pasi që kur ka ardhur ai luan me të njetën skemë taktike dhe unë mendoj që janë disa gjëra që ai duhet ti ndryshojë. Muçi dhe Uzuni janë në superformë dhe ne na duheshin forca të shumta sulmuese dhe nëse analizojmë formacionin e ekipit tonë mbrëmë, ne luajtëm me tre mesfushorë qendre që janë të tre me tipare mbrojtëse dhe nuk kemi në fushë një mesfushor me tipare sulmuese, pra janë disa gjëra që duhen zgjidhur që në një ndeshje kur të duhet fitorja të guxosh pak më shumë”.

“Kur ky luan me të njetin modul loje dhe nuk e ndryshon dhe për kundërshtarët është shumë e lehtë të përballen me ne dhe e kanë të thjeshtë të marrin masa kur na kanë kundër prandaj po them se ka ardhur koha të ndryshojmë diçka sepse do ta kemi të vështirë në të ardhmen”, tha Rraklli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të...
11:11 | 27/06/2026

Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët

Këtë të dielë në edicionin informativ me moderatore Alba Xhanin ka qenë i ftuar analisti Adri Nurellari i cili ka bërë një analizë të zhvillimeve...
15:34 | 21/06/2026