“Synojmë zhvillim afatgjatë”, Kasami: VLEN po funksion në mënyrë perfekte
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në lidhje live për Euronews Albania, foli rreth zgjedhjeve lokale dhe fushatës aktuale në Maqedoninë e Veriut.
Duke folur për fazën e re të fushatës, Kasami deklaroi se fokusi i tij tani është zhvillimi afatgjatë i qytetit, përfshirë ndërtimin e objekteve arsimore, qendrave sportive dhe kulturore, si dhe transformimin e Tetovës në një qytet modern dhe evropian.
Sa i përket kundërshtarëve politikë, Kasami tha se: “Ata kanë qenë në pushtet për 11 vite, dhe gjendja aktuale është pasojë e atyre 20 viteve të qeverisjes së tyre”.
Lidhur me zhvillimet brenda koalicionit shqiptar VLEN, Kasami mohoi se ka ndonjë përçarje serioze, pavarësisht përpjekjeve politike për ta dëmtuar unitetin e kësaj strukture.
“Situata është shumë e mirë, përkundër dëshirës së Ali Ahmetit për të krijuar përçarje, por ajo përçarje është reflektuar te vetë ai”, – tha Kasami.
Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën
Dhunimi i drejtorit të AKU-së Shkodër, autori në kërkim. Arrestohet bashkëpunëtori i tij
- 20:49 Rama flet nga Fieri për protestat: Hesapi gjendet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë
- 20:43 Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:34 Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)
- 20:19 Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë (VIDEO)
- 20:16 NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në Hënë
- 20:12 Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë, bën thirrje për negociata