Tabaku: UKT kërkon kredi 80 milion euro, por rriti çmimin e ujit me 44%

19 Prill 2022 | 17:41

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u përfshi në një debat me nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku, gjatë diskutimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Tabaku tha se pas 5 vitesh kur çmimi i ujit u rrit me 44%, UKT kërkon kredi prej 80 milonë euro nga BERZH për të siguruar ujë të pijshëm 24 orë.

“Deklarata juaj është e njëjtë me atë të Erion Veliajt në vitin 2017, ku tha se po rrisim çmimin që ta bëjmë furnizimin në Tiranë si Korça. Tani po thoni do marrim 80 milion euro kredi nga BERZH që ta bëjmë si Korça pas 5 vitesh, kur e keni rritur çmimin me 44%”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, UKT-ja po tallet me qytetarët, pasi kërkon kredi pas 5 vitesh pasi çmimi u rrit me arsyen për të kryer investimet që do të siguronin furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

Tabaku nënvizoi se UKT-ja ka kërkuar që edhe tarifa fikse mujore që varet nga niveli i konsumit te ujit do të rritet me 100%, si dhe të ketë sërish rritje çmimi për ujin e pijshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026