Tabaku zbulon “përplasjet” me PS për Kosovën: Ata ndryshuan komplet qëndrim sepse…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në një intervistë për Euronews Albania se rezoluta e propozuar nga PD ishte e njëjtë me atë të parlamentit të Kosovës.
Tabaku u shpreh se PS prezantoi një rezolutë që për PD ishte e papranueshme, ndaj rezoluta e paraqitur sot në kuvend është krejtësisht tjetër, pasi PS është tërhequr nga qëndrimet e saj.
“Fjalia e parë e rezolutës është që jemi totalisht në mbështetje të rezolutës së Kosovës, për të mos përsëritur të njëjtën gjë dhe dy paragrafë të tjerë, që ishte koordinimi i institucioneve të Shqipërisë me ato të Kosovës dhe vazhdimi i dialogut si e vetmja rrugë për t’u njohur nga të gjitha shtetet. Ne dështuam se nuk u mblodhëm menjëherë për ta dënuar aktin e Serbisë ndaj Kosovës, na u desh tre javë që të arrijmë në këtë proces, pasi s’e kemi bërë një akt politik në mbështetje të Kosovës”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Serbia e ka humbur luftën me Kosovën, Vuçiç do e takoj kur të jetë e nevojshme
- Seanca për Kosovën në Kuvend, Çollaku: Rezoluta juaj fyese, tekst i heshtjes
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë