“Tahiri u burgos kot dhe doli po kot”, Eugen Beci shpjegon arsyen

3 Qershor 2023 | 20:25

Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci tha për “Review” në Euronews Albania se Saimir Tahiri siç u fut kot në burg, ashtu dhe doli kot.

Sipas tij drejtësia e re e krijuar pikërisht në kohën e arrestimit të Tahirit duhet të kishte statistika dhe për këto statistika arrestoi një ish-ministër i Brendshëm qoftë edhe pa prova të plota.

“Pavarësisht nga vlerësimet personale që mund të kemi për punën e tij si një person që në kohën që ai drejtoi ministrinë e Brendshme, Shqipëria gjelbëroi me kanabis, duhet të flasim që ky është shembulli tipik i një personi, për mendimin tim hyri kot në burg, doli kot nga burgu. Pse? Duke pasur në konsideratë që një person hetohet për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, nga pikëpamja e alternativës provuese në gjykatë do të duhej të kishte vetëm një alternativë, ose të provohej trafiku i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe ky person të dënohej dhe mos të luhej me mekanizma pastaj që meqënëse nuk kemi prova për trafik të gjejmë një lugë këpuce për ta dënuar për shpërdorim detyre. Ky personazh ose dënohej për trafik lëndësh narkotike ose dilte i pafajshëm,” – u shpreh  Beci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026