Takim me banorët e njësisë nr.2, Rama: 1.7 mld euro për pensionet
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me banorët ne njësisë 2 në Tiranë foli lidhur rritjen e pensioneve dhe pagës minimale. Rama theksoi se do të rritet mbështetja për pensionisët teksa foli edhe me shifra. Sipas tij kjo mbështetje do të shkojë 1.7 miliardë euro.
“Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë. Rritjen e mbështetjes reale për pensionistët që faktikisht do zënë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt. Mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro. Paralelisht me rritjen do të kemi dhe indeksim për pensionet.
Paga minimale vlen për sektorin publik dhe privat. Përcaktohet në ligj. Do të rriten pagat për të gjithë punonjësit dhe në sektorin privat. Të gjitha këto do të bëhen pa prekur asnjë taksë dhe pa rritur asnjë taksë. Kemi marrë zotim që Shqipëria të jetë i vetmi vend ku nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël.
Do të bëjmë një veprim shumë domethënës për sipërmarrjen nëpërmjet paqes fiskale. Do të ketë një stabilitet në mbledhjen dhe rritjen e të ardhurave që do t’i shërbejë ekonomisë. Dhe investimet do të rriten. Projekti 2026 është një projekt që e shpreh në të gjithë arkitekturën e vetë atë që thashë, rritjen ekonomike, qëndrueshmërinë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK merr të pandehur kryetaren e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
- Fenomen i pazakontë në Tajvan, shpërthen në rrugë një vullkan balte (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024