Takimi mes Ramës dhe Dumanit/ Zagani: Më dha shpresë, kreu i SPAK s’e njeh pushtetin
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani ishte këtë të hënë në një lidhje direkte për Euronews Albania ku tha se mënyra si është ndërprerë takimi informal mes kryeministrit Rama dhe kreut të SPAK, Dumani, është diçka që i jep shpresë se në Shqipëri po krijohet një linjë ndryshe e marrëdhënies politik-drejtësi.
Në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, ky i fundit i ka thënë kryeministrit se çdo gjë që do thuhet në këto bisedime, do të raportohet, duke i dhënë fund kështu informalitetit të takimit. Sipas Zaganit ky është një gjest që tregon që drejtësia po merr një rrugë të ndarë nga politika dhe nuk është më nën varësi të saj.
“Jemi kthyer në një shtet bananesh, që kur s’kemi ambasador amerikan drejtësia nuk funksionon. Uroj që Amerika ta vërë në pozita këtë shtet dhe politika të jetë e vërtetë nën vartësinë e politikës, dhe jo drejtësia në varësi të politikës.
Ajo që më ngroh e më jep shpresë është takimi informal që ka dështuar që në momentin kur është bërë ftesa, me fjalinë “çdo gjë do raportohet”.
Vetëm ajo më jep shpresë që do kemi një linjë ndryshe të marrëdhënies politik-drejtësi se për sa kohë të jemi në unison nuk ka për të pasur shpresë për ne”,-tha Zagani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz