Takimi Prishtinë-Beograd, gazetari zbulon shtetet që pritet ta njohin Kosovën
Xhemajl Rexha ka treguar emrat e shteteve të cilat mund të jenë të parat që mund të njohin Kosovën, nga 5 shtetet të cilat s’e kanë njohur. Sipas tij shtetet që kanë më shumë gjasa ta njohin atë janë Greqia, Sllovakia dhe Rumania por për këtë duhet të pritet për të parë nëse do të arrihet një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës në takimin që do të zhvillohet në Ohër.
“Greqia ka raportin më të mirë me Kosovën në krahasim me Spanjën sidomos, që është refuzuesja më e madhe dhe nuk ka asnjë lloj kontakti me Kosovën, refuzon vizat për kosovarët që të shkojnë edhe për punë zyrtare në Madrid ose në Barcelonë. Ka një raport të mirë Greqia dhe më të butë Sllovakia dhe Rumania, të cilat gjithashtu kanë një raport të mirë me Kosovën dhe mund të ndodhë njohja nëse do ketë një marrëveshje”, -tha gazetari.
I ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ai tha se marrëdhëniet e ministrit të Jashtëm grek Dandias me Kosovën janë shumë të mira, brenda një kohe të shkurtër ai ka realizuar 6 vizita të shkurtra ndaj Kosovë, ndaj pritet që njohja e parë për Kosovën do të vijë nga Greqia.
“Ministri grek ka qenë brenda një kohe shumë të shkurtër 6 herë në Kosovë, ka nja raport special si me kryeministrin Kurti por edhe me presidenten Osmani. Por ai e shmang flamurin e Kosovës, për shkak të mosnjohjes, në të gjitha fotografitë që ai poston në rrjetet sociale pas takimeve me krerët e shtetit. Kurse kryeministrin Kurti ai zakonisht e takon në ambiente të jashtme, në restorante në afërsi të qeverisë së Kosovës, asnjëherë nuk ka hyrë në qeveri. Ndërsa presidentes Osmani i shkon në zyrë, aty flamuri i Kosovës duket te fotografitë e Presidencës por jo te ato që jep ministri grek. Shpresojmë që kjo të ndryshojë”- tha gazetari Xhemajl Rexha.
Ndiqni intervistën e plotë:
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve