Rama prezanton paketën e ndihmës sociale për rritjen e çmimeve
Qeveria shqiptare nuk do t’i heqë taksat e naftës.
Kështu tha Rama gjatë një dalje live në faqen e tij zyrtare, gjatë të cilës ka paralajmëruar se do të prezantojë paketën sociale për rritjen e çmimeve.
Rama tha qeveria ka marrë një masë tjetër për qytetarët, “mosrritjen e çmimit të energjisë.
Kryeministri tha se prej muajsh asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë faturën e energjisë, por bashkë me qeverinë.
“Çmimi nga 52 euro për megavatorë në 550 euro për megavatorë tani, qeveria i bie të paguajë thuajse 80% të energjisë”, tha Rama”.
Rama njoftoi se paketa e rezistencës sociale ka 7 pika për të kompensuar goditjen e çmimeve të shportës:
- Do të derdhim 3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet, kjo do të indeksohet që në pensionin e radhës.
- Do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës mbi 7% për personat me të ardhura shumë të ulëta. Pra, qeveria do të japë 3000 lekë për pensionistët që marrin më pak se paga minimale, pensionistët me aftësi të kufizuara, invalidë dhe ata që përfitojnë nga skema ekonomike.
- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë, me një shtesë prej 5 milionë dollarësh që do të derdhet menjëherë.
- Mbështetje për linjat urbane, 500 me milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, pra nuk ndryshon çmimi i biletës.
- 2 muaj para, futet në fuqi ligji për zerimin e taksës për pagën deri në 4000 lekë, përgjysmimin e taksës për pagën deri 5000 lekë dhe uljen e taksës për pagat nga 1.5 deri ne 2 milionë lekë.
- Në muajin prill, paga minimale është 32000 lekë.
- 20 miliardë lekë financim si mburojë që të mos rritet çmimi i energjisë në faturat e qytetarëve.
Kjo marrje masash e Ramës vjen në kohën kur në Shqipëri po zhvillohen protesta masive kundër rritjes së çmimeve, pasi qytetarët nuk arrijnë dot të përballojnë jetesën minimale për shkak se shumica kanë të ardhura të ulëta.
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s