“Taksat vidhen”-Shehaj: S’është zgjidhje që qytetarët të blejnë pajisje për spitalin

27 Qershor 2024 | 22:50

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se nuk është zgjidhje që qytetarët të mbledhin para dhe të blejnë pajisjet që mungojnë në spitale.

Komentet Shehaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se duhet të merret qeveria me këto, por sipas tij, në Shqipëri taksat vidhen.

Ai tha se diçka të tillë e kishte bërë personalisht në kohën e Covid 19, në rast kur dikush kishte nevojë për një pajisje mjekësore, por këmbënguli se nuk është kjo zgjidhja për gjithë popullin.

“Unë nuk dua të flas për rastin tim personal, sepse një gjë të ngjashme e kam bërë personalisht në kohën e Covid ndaj dikujt që ka pasur nevojë, por nuk dua të flas për këtë. Por nuk mund të presim tani që të mblidhen qytetarët dhe të rregullojnë ose blejnë pajisjen e spitalit, duke e ditur shumë mirë që paratë e taksave vidhen. Kur e dimë që pjesa më e madhe e parave vidhen, tani mirë që vjedhin paratë e taksave, por të fusin e duart në xhep e të themi që është faji i qytetarëve që nuk janë mbledhur për të blerë një pajisje”, tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

‘Onkologjiku’| Lëvizjet e mjekut brenda gjykatës, si ja futi vrapit sa pa gazetarët

“Mbyllën sytë, por disa kanë vdekur”, gazetari: Pse nuk paditi KLSH për Onkologjikun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026