“Tallava vëlla se rezultati dihet”, Bushati: Dikur donte vota me këngët e Dr. Florit
Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se dikur Edi Rama kërkonte vota me këngët e Doktor Florit, ndërsa sot do tallava sepse rezultatin e ka të sigurt.
Në këto kushte, sipas analistit, kryeministri i ka mbyllur zgjedhjet.
“Zgjedhjet i ka mbyllur ai zotëria atje lart. Edhe tallavaja që thoni ju…bëjini vetes një pyetje të thjeshtë. Pse kur nuk kishte të gjitha pushtetet, kur këtej ishte Nano, këtej ishte Meta, përball qe Berisha, këtej avokat Ngjela, Rama u mundua t’iu flasë tiranasve me Doktor Florin e ndjerë. Pra, kur ke nevojë për vota ti do të jesh edhe modern, edhe i qytetëruar. Kur votat i vjedh me banda, kur fut ata të Ardi Veliut si në Elbasan për të blerë votat, tallava bëje vëlla se rezultati dihet,” – u shpreh Bushati.
Sipas analistit edhe vetë zgjedhja e këngës së fushatës nuk mund të krahasohet me vitin 2000.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA
- 07:14 Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite