“Tani thotë shokë e shoqe”- Baçi: Pse e preku Rama çështjen e pensioneve në Asamble

8 Shtator 2024 | 20:41

Gazetari Agim Baçi është shprehur se kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së ditën e sotme u përpoq në fjalimin e tij të prekte nostalgjikët dhe njerëzit e pakënaqur gjatë kësaj periudhe, kryesisht pensionistët.

Në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Baçi tha se Rama ka nisur të zëvendësojë fjalët zonja dhe zotëri me shokë e shoqe, si në kohën e komunizmit, me qëllim që të bëjë për vete nostalgjikët.

Ai tha gjithashtu se drejtuesit politikë të qarqeve të PS nuk kanë peshë politike, por kanë vetëm peshën që i vendos dhe heq Rama.

“Ata s’kanë peshë politike, kanë peshën që u jep dhe heq Edi Rama. Vendos ai të bën Mbret, të zbret. Ka humbur vitalitetin e debatit. Në fillim Rama thoshte zotëri, tani thotë shokë e shoqe. Ka kthyer raportin e nostalgjisë. Prek çdo lloj detaji për të prekur nostalgjikët. Po ta shikoni me vëmendje kishte pensionet.

Pra do të siguroj ata njerëz që kanë mbetur në Shqipëri. Pra ata njerëz që rrezikojnë të jenë të pakënaqur për shkak të varfërisë. Këtu kanë mbetur vetëm pensionistët. Tha do bëjmë një reformë krejt tjetër. Kërcënoi bizneset sepse tha këta na pengojnë për rritjen e pensioneve. Pra shfajësoi qeverinë”, tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026