Tanja Fajon: Shqipëria të jetë gati për 2030, e ka shansin të jetë në BE

26 Gusht 2024 | 11:24

Trupi diplomatik shqiptar që shërben në të gjithë botën është mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Një nga tematikat kryesore të këtij eventi ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndër personalitetet e ftuara në këtë konferencë, zëvendëskryeministrja e Sllovenisë dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon u shpreh optimiste se Shqipëria i ka shanset që të jetë pjesë e BE në 2030.

“Jam shumë krenare që kemi arritur liberalizimin e vizave për rajonin në një kohë që kjo as mund të imagjinohej, jam një përkrahëse e madhe e zgjerimit të BE, mund të jem edhe pesimiste për momentin por kjo nuk shërben për të ecur përpara. Mendoj se tani është shansi më i mirë për të zgjeruar BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në 2030 kemi një shans nevojë gjeostrategjike, të jemi gati për 2030, por vazhdimësia në këtë rrugë do të bëjë që për pak vite disa vende të rajonit të jenë pjesë e BE”, tha Fajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026