Tare: Heqja e simboleve komuniste nuk e “fshin” periudhën komuniste
Në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, qëndron prej vitesh mozaiku “Shqipëria”, një vepër arti që është përballur shpesh me kontestime për përmbajtjen e saj. Mozaiku u restaurua nga Bashkimi Europian dhe inaugurimi u bë vetëm pak ditë më parë.
Ajo çfarë është pranuar nga specialistë të artit dhe të historisë është fakti, që ajo shpreh më së miri të shkuarën tonë historike. Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, e cila përbëhet nga 13 personazhe: burra e gra, që nga ilirët me shpata, harqe e parzmore, deri tek partizanët me pushkë në dorë.
Në qendër të mozaikut paraqitet një grua me krahët hapur, e cila simbolizon “Nënën Shqipëri”. Mozaiku origjinal është prekur në vitet 1993, kur u hoq ylli në flamurin kombëtar. Ndërkohë tani, është hequr ylli i madh pas gruas së ballit të mozaikut dhe libri në dorën e burrit të pamjes ballore.
Historiani dhe studiuesi Auron Tare tha në një intervistë për Euronews Albania se heqja e simboleve komuniste nuk e fshin periudhën e errët të historisë së Shqipërisë.
Sipas tij, ata që firmosën për heqjen e këtyre simboleve janë të njëjtët njerëz që i kanë shërbyer regjimit.
“Shoqëria jonë është ende nuk e kapërdirë gjithë epokën komuniste. Si komunistët kishin atë parullën e famshme o me ne o kundër nesh, të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot. Shoqëria shqiptare s’e ka kuptuar ende që ata që firmosën për heqjen e këtyre simboleve ishin ata që dikur i shërbyen komunizmit. Heqja e simboleve nuk e shkuli komunizmin, përkundrazi këta njerëz krijuan fasadën antikomuniste për t’u pasuruar në mënyrën më të qetë të mundshme, janë falsitete ndaj nuk janë të sinqerta”, tha Tare.
LEXONI GJITHASHTU:
- I shoqëruar nga Beci, Rama vizitë në muzeun krimeve të komunizmit në Shkodër
- ‘I arratisur gjatë komunizmit, sot biznesmen në SHBA’, historia që u kthye në libër
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima