Tasho: Si e fotografova bustin e rrëzuar të Enver Hoxhës
Fotografi Roland Tasho ka treguar në një intervistë për Euronews Albania eksperiencën e tij 32 vite më parë, më 20 shkurt 1991 kur fotografoi momentin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Mijëra qytetarë kishin mbushur Qytetin Studenti. Një pjesë e protestuesve u drejtuan në qendër të qytetit, ku vendosën kavo në bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe rreth orës 14:00 e rrëzuan atë.
Tasho tregoi se u afrua me shpejtësi te Kulla e Sahatit kur pa lëvizjet e para të bustit i cili së shpejti do të rrëzohej.
“Duke çarë njerëzit me shpejtësi mbërrij në momentin e rrëzimit, sapo ishte rrëzuar, aty ishin dhe 2-3 njerëz që më njihnin nga greva e studentëve dhe më morën hopa, në supet e tyre që të fotografoja,” – rrëfeu fotografi.
Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha shënoi edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
- 21:52 Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet