Tatimet plan kontrollesh në turizëm, në fokus çmimet dhe pagat

5 Maj 2026 | 21:49

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar planin e kontrolleve për sektorin e turizmit gjatë këtij viti, duke vendosur në fokus çmimet, punësimin dhe deklarimin e pagave.

Bizneset e shërbimeve turistike do t’i nënshtrohen inspektimeve sipas një plani me 8 pika, ku përfshihen bujtinat, hotelet, apartamentet me qira, agroturizmat dhe bar-restorantet.

Përmes këtij aksioni synohet rritja e numrit të bizneseve që paguajnë TVSH dhe tatim mbi fitimin, si dhe goditja e evazionit fiskal dhe aktivitetit të paregjistruar. Kontrollet do të përfshijnë gjithashtu verifikimin e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, identifikimin e punonjësve të padeklaruar dhe pagesat informale.

Administrata Tatimore do të përdorë edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Airbnb për të verifikuar çmimet e deklaruara nga strukturat akomoduese.

Në plan parashikohet përfshirja e të gjithë subjekteve me NIPT, atyre të identifikuar në platforma online, si dhe bizneseve të regjistruara në Ministrinë e Turizmit ose përfituese të fondeve nga AZHBR.

Zbatimi i planit nis me njoftime për tatimpaguesit përmes platformës e-Filing, vijon me kontrolle të detajuara për subjektet me risk dhe përfundon me verifikime në terren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026