English

Taulant Seferi në qendër të merkatos, 3 skuadra italiane interes për të

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euro 2024 është testi kryesor për lojtarët e kombëtares shqiptare, njëkohësisht një trampolinë për karrierën e tyre. Interesi ka nisur për disa prej tyre, të cilët pritet të ndërrojnë destinacion, me emra si Broja, Muçi, Daku, por vëmendjes së klubeve të njohur nuk i ka shpëtuar as Taulant Seferi. Futbollisti që aktivizohet me Bani Yas, më herët i shpallur kampion me Tiranën në Superligën Shqiptare po bën mjaft mirë, ndërsa është në orbitën e 3 klubeve italiane.

- Advertisement -

Konkretisht Cagliari, Lecce e Empoli kanë shfaqur interes ndaj tij, e do të ndjekin nga afër sulmuesin në sfidat ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Sipas Tuttomercatoweb, Seferi nuk shihet si një potencial vetëm nga Seria A, por dhe nga Premier League, aty ku të sapongjiturit në elitë, Ipswich janë me sytë drejt tij.

27-vjecari nga Kumanova e ka vetë në dorë fatin e tij, pasi suksesi personal në Europian do t’i hapte dyert e kampionateve elitare në kontinentin e vjetër, teksa kujtojmë se ai është një titullar në kombëtaren shqiptare. Misioni në 3 sfidat finale është tejet i vështirë, por dhe më herët Shqipëria ka treguar se mund të marrë rezultat pozitiv ndaj ekipeve të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?