Të agjërosh në burg, 17-vjeçari i dënuar kalon ditët mes shkencës dhe besimit

6 Prill 2022 | 12:47

Ishte vetëm 15 vjeç kur hyri në burgun e Kavajës për krimin që kishte bërë.

Tashmë 17 vjeç, ai vazhdon shkollën e mesme brenda burgut për të miturit në Kavajë. Shkëlqen në matematikë. Por shpëtimin nuk e kërkon vetëm tek numrat.

“Agjëroj, do ta mbaj gjithë muaji. Edhe vjet e kam mbajtur, po e mbaj edhe sivjet agjërimin. Mendoj se agjërimi të lehtëson shpirtërisht, të lehtëson për shumë gjëra. Procesi im gjyqësor është ende në fillim”, thotë 17-vjeçari.

Të miturit që takuam në burgun e Kavajës janë nga 14 deri në 18 vjeç pa pak ditë. Më herët nuk mbajnë përgjegjësi penale dhe pas kësaj transferohen në burgjet e të rriturve.  Disa prej tyre agjërojnë.

Gjatë muajit të Ramazanit, një pjesë e stafit në këtë burg, që kujdesen për të miturit, agjërojnë gjithashtu.

Së shpejti kanë vendosur të hanë një iftar të përbashkët.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026