“Të bashkuar në betejë”, PD zbulon sloganin e protestës së 11 korrikut

30 Qershor 2024 | 16:02

11 korriku do të jetë protesta e radhës e opozitës, por këtë herë përballë kryeministrisë, aty ku për herë të parë Sali Berisha do t’u flasë mbështetësve të tij edhe pse virtualisht, por me spaletat e kryetarit të PD, tashmë edhe zyrtarisht me vendim gjykate.

12 ditë përpara kësaj proteste që pritet të jetë edhe një moment bashkimi me një pjesë demokratësh që deri para 2 javësh kishin qenë në krahë të Bashës, është zbuluar edhe slogani i këtij tubimi.

“Të bashkuar në betejë” kjo është motoja e kësaj proteste, por me gjasë edhe e gjithë aksionit opozitar në muajt në vazhdim deri në nisjen e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së 2025.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, protesta do të nisë në orët e vona të pasdites, në mënyrë që vapa e nxehtë e korrikut të mos bëhet pengesë si për protestuesit që do të vijnë nga rrethet por edhe ata që do të dalin në shesh nga Tirana.

Fillimisht kjo protestë kur u diskutua në kryesinë e PD u propozua që të zhvillohej më datë 12 korrik, që përkonte në ditë të premte, por më pas Këshilli Kombëtar vendosi për 11 korrikun, si datë më të përshtatshme, për shkak se jemi në sezon pushimesh dhe protesta në ditë të premte mund të ndikonte në një numër të ultë qytetarësh në shesh.

Kjo është protesta e dytë që PD organizon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë vit, por vjen në një kohë që prej 6 muajsh poshtë banesës së berishës ka çdo natë protesta simbolikë të disa dhjetëra militantëve demokrat e çdo javë zhvilluar tubime përballë bashkisë së Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lushnjë–Berat, në afërsi të Fiersheganit, ku një automjet tip “Golf” është përmbysur pasi është përfshirë...
13:30 | 01/07/2026

BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e një tarife prej 3 eurosh për importet e tregtisë elektronike me vlerë të ulët që hyjnë në bllok nga...
13:17 | 01/07/2026

Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një imazh që duket se është krijuar me ndihmën e inteligjencës...
13:10 | 01/07/2026