‘Të bëhemi shembull për vendet e tjera’, Greqia optimiste për sezonin veror
Sikundër çdo verë, Greqia është një nga destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet. Turizmi është edhe një nga sektorët i cili ndikon fuqishëm në ekonominë e shtetit fqinj.
Greqia këtë vit po rikthehet fuqishëm. Një raport i fundit i Forwardkeys zbulon se gjashtë destinacionet greke janë në top listën e prenotimeve në Evropë.
Një nga avantazhet e shtetit fqinj këtë sezon është fakti se autoritetet vendosën të lehtësojnë masat kufizuese shumë më herët duke i lejuar qytetarët të bëjnë prenotime edhe më herët dhe të jenë gati të shijojnë verën.
“Kemi një rritje prej 20% të mbërritjeve ajrore në krahasim me vitin 2019, i cili ishte gjithashtu një vit i mrekullueshëm. Edhe lundrimet në dete janë rritur me 25%. Presim që ky sezon të SHTOJË në ekonomi rreth 20 miliardë euro. Në vitin 2019 arritëm në 18 miliardë. Kemi çdo arsye për të qenë optimistë”, thotë Angela Gerekou, Drejtore e Organizatës Kombëtare të Turizmit.
Pas dy viteve të pandemisë, miliona njerëz janë të etur për të udhëtuar. Megjithatë, shumë janë duke rimenduar për shkak të situatave kaotike në aeroportet evropiane.
Kryetarja e Organizatës Kombëtare të Turizmit argumenton se aeroportet greke nuk kanë probleme , ndërsa beson se edhe në gusht nuk do të ketë pasagjerë të zemëruar dhe qindra valixhe të grumbulluara.
“Nuk ka probleme në aeroportet greke. Ne kemi bërë përgatitje të mirë dhe jemi gati për ardhjet e larta të gushtit. Në muajt e kaluar nuk kemi bërë shkurtime, nuk kemi larguar njerëz nga puna. Besoj se vendi ynë mundet, të bëhet shembull pozitiv edhe për vendet e tjera evropiane”, u shpreh Gerekou.
Në vitin 2019, numri i turistëve të huaj i ka kaluar 30 milionë. Këtë vit, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe kostos së lartë të udhëtimit, Greqia mund ta mposhtë këtë rekord.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin