Të bësh humor me vdekjen për klikime, pastori e sipërmarrësja nuk bien aspak dakord
Baltazar Lemos, 60 vjeç, nga Brazili, njoftoi vdekjen e tij në mediat sociale dhe organizoi një funeral te rremë për miqtë dhe familjen e tij.
Pastori Ylli Doçi dhe sipërmarrësja Artenisa Ozaj diskutuan në emisionin “Good Mornings Albanians” në Euronews Albania, lidhur me faktin që a mund të bëhet humor me vdekjen për klikime në rrjetet sociale.
Pastori Doçi u shpreh se nuk mund të bëhet humor me vdekjen, teksa sipërmarrësja nënvizoi se 60-vjeçari e bëri thjesht për të parë nëse miqtë e fakultetit do shkonin në “funeralin” e tij.
Ylli Doçi: Nuk janë situata humori, por nuk është humor. Edhe ajo që ka bërë ai nuk është humor. Njeriu nuk do mësohet kurrë me vdekjen. Narcisizëm e ka emrin kjo. Egoizmi është baza, forma e egoizmit është narcisizmi. Është sëmundje e medias sociale.
Artenisa Ozaj: Patjetër që ai do e mendonte që do t’i shkonin dhe realisht atij i kishin vajtur. Ai e kishte më tepër te shokët e fakultetit. Unë mendoj që e gjithë gjëja ka nisur kur ai ka parë atë që i kanë ardhur vetëm dy persona. Nuk e di nëse do shkoj deri në atë lloj narcisizmi, ajo është thjesht një kuriozitet ku jam unë te ky rrethi i shoqërisë, ku e gjej veten time.
60-vjeçari Lemos drejton një agjensi funerale dhe kjo ide i erdhi pasi në një ceremoni mortore kishin shkuar vetëm 2 veta dhe në këtë mënyrë ai mendoi të bënte “funeralin” e tij për të parë pjesëmarrjen.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë