Të burgosurit mund të blejnë online

20 Shkurt 2023 | 09:46

Edhe nga burgu mund të blesh online dhe kjo gjë tashmë është një fakt që aplikohet nga ata që vuajnë dënimin.

Institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri prej fillimit të këtij viti 2023 nuk kanë më dyqane fizike në ambientet e brendshme. Por të dënuarit dhe të paraburgosurit nuk do të privohen nga blerjet, pasi tashmë porositë mund t’i bëjnë online. Projekti që iu mundëson blerje online personave të burgosur ka nisur në mesin e vitit 2022 dhe është zbatuar plotësisht në janar të vitit 2023.

Në funksion të kësaj mënyre të re blerjeje, për çdo person të izoluar është hapur një numër llogarie në një bankë të nivelit të dytë. Në secilën prej tyre, familjarët përkatës të të burgosurve mund të depozitojnë para, që përdoren më pas për blerje nga të afërmit e tyre në qeli.

Qëllimi nuk është vetëm mbrojtja e të dënuarve nga çmimet abuzivisht të larta të ish-dyqaneve në burgje, por edhe rritja e sigurisë në këto institucione të vuajtjes së dënimit.

Sipas marrëveshjes së Burgjeve me operatorin privat që do ofrojë këtë shërbim, çmimi i produkteve nuk mund të jetë më i lartë se tregu.

Për blerjet online të burgosurit do të përdorin një pajisje tabletë, që do të menaxhohet nga disa të tjerë të dënuar, të trajnuar dhe të punësuar për procesin. Njëkohësisht, ata janë pajisur me një kod unik dhe një fjalëkalim për t’u loguar.

Me këtë mënyrë do të eliminohet paraja në dorë dhe rrjedhimisht informaliteti pasi deklarohet në sistem gjithë xhiroja. Në projekt është parashikuar edhe momenti i lirimin nga burgu, ku të dënuarit pajisen me një çek për të zbrazur balancën e pashpenzuar në llogarinë e tyre për blerjet nga qelia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024