Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Kamberi: Ndërkombëtarët e konsiderojnë çështje dytësore

13 Nëntor 2020 | 20:55

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, mbajti një fjalim të rëndësishëm në parlamentin serb dhe fjalët e tij patën një mesazh edhe për popullsinë vendase.

Gjatë intervistës në emisionin “Balkan Talks” te gazetarit, Franko Egro, në Euronews Albania, z. Kamberi tha para deputetëve të Parlamentit serb se ai nuk përfaqëson “as të verdhët, as të zinjtë, as të kuqtë”, por mbështet shqiptarët e Luginës së Preshevë, të cilët sipas tij ndihen të diskriminuar dhe të shtypur nga politikat e Beogradit.

“Është normal që një fjalimi i tillë të pritet mirë në skenën politike, në arenën mbarëshqiptare, por duhet të ketë një jehonë të mirë edhe në mesin e një pjese të popullsisë serbe, e cila mendon vërtet se vendi i tyre duhet të shkojë në Bashkimin Evropian dhe jo me Kinën e Rusinë”, shprehet z. Kamberi

Ai u shpreh kritik ndaj BE-së dhe Serbisë duke thënë se nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur të drejtat e pakicave, përfshirë këtu dhe popullsinë shqiptare.

“BE dëshiron që Serbia të arrijë një marrëveshje me Kosovën dhe i duket se ky është procesi më i rëndësishëm. Çështjet e pakicave, çështjet e standardeve, të drejtave të tyre sidomos të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës i konsideron si dytësore. Kjo është një qasje e gabuar se derisa të vijë në rend që të flitet për të drejtat e shqiptarëve, unë frikësohem se nuk do të ketë më shqiptarë,”- tregon Kamberi.

Deputeti Kamberi vlerësoi gjithashtu ministrin në detyrë të Evropës dhe Punëve të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn për rolin e luajtur në bashkimin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

 “Përfshirja e ministrit Cakaj në krijimin e listës së përbashkët parlamentare, vendimi i qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës dhe vendimi i dy qeverive për krijimin e fondit për Luginë të Preshevës janë tre elemente të rëndësishëm që mund të japin shpresë të re në Luginë të Preshevës”- tha Shaip Kamberi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026