Të enjten ngrihet komisioni i posaçëm anti-korrupsion, 6 anëtarë PS dhe 5 opozita 

29 Maj 2024 | 13:49

Komisioni i posacëm për luftën kundër korrupsionin do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë do të jenë nga mazhoranca dhe 5 anëtarë nga opozita.

Bëhet me dije se në seancën e ditës së enjte pritet të kalojë për votim vetëm ngritja e komisionit të posaçëm dhe jo përbërja e tij.

Ende nuk dihet emri i ligjvënësit në radhët e socialistëve që do të drejtojë komisionin.

Partia Demokratike është shprehur qartë se nuk do ta mbështesë komisionin, pasi prek reformën në drejtësi.

Ndërkohë që edhe grupi parlamentar i Rithemelimit vendosi pas mbledhjes së sotme që të votojë kundër ngritjes së komisionit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026