Qeveria indekson pensionet me 3,3%
Qeveria do të indeksojë pensionet me 3,3%, për arsye të rritjes së çmimeve.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së qeverisë, të mërkurën.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se nga ky indeksim do të përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve, “të plota, të reduktuara, të invaliditetit”.
“Parashikimi fillestar ishte 2.4%, sipas inflacionit mesatar të 12-mujorit të vitit 2021, megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të jetë 3.3 %”, u shpreh Ibrahimaj.
Gjatë mbledhjes së qeverisë u mor edhe vendimi nga Ministria e Turizmit për zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë, për shkak se “ka sjellë rezultate pozitive në shtimin e popullatës së faunës”. U vendos po ashtu nga Ministria e Drejtësisë se Shqipëria do të miratojë 2 konventa të reja të Këshillit të Evropës, njëra prej të cilave synon të forcojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta