Të hënën besimtarët myslimanë falin Fiter Bajramin në sheshin ‘Skënderbej’
Tashmë është kthyer në traditë që falja e Fiter Bajramit të bëhet në sheshin ‘Skënderbej’, ndaj edhe këtë vit ceremonia fetare do të bëhet aty.
Zëvendësmyftiu i Tiranës Erjol Haxhiu tha se namazi do të falet në orën 6:20 të mëngjesit.
“Po bëhemi gati që të kurorëzojmë gjithë ato punë të mira me festën e madhe të Fiter Bajramit, festë e cila është ditën e hënë, më 2 maj dhe do të festohet në sheshin ‘Skënderbej’ siç tashmë është bërë traditë e bukur. Namazi do të falet orën në 6:20”, tha Haxhiu.
Për 40 minuta nuk do të mungojnë ligjëratat nga krerët e komunitetit myslimanë.
“Është organizuar një ceremoni hapëse. Do të ketë ligjërata që flasin për mësimet që besimtarët duhet të marrin nga muaji i shenjtë i Ramazanit dhe vlerën që ka festa e Fiter Bajramit”, tregoi zëvendësmyftiu.
Falja e Fitër Bajrami përmbyll muajin e sakrificës dhe këtë vit ai përkon ditën e hënë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 12:28 PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)