‘Të ka blerë Edi Rama’, Agron Gjekmarkaj i përgjigjet kritikëve

17 Tetor 2022 | 21:21

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u është përgjigjur kritikëve, të cilët e kanë akuzuar se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj u shpreh se nuk i përket asaj race politikanësh, teksa shtoi se ata që e kanë akuzuar, nuk kanë tagrin moral dhe autoritetin për ta bërë diçka të tillë.

“Çfarë kam pasur për ta thënë për të gjitha ngjarjet, për historinë e Partisë Demokratike në 32 vite, për raportin e saj me të shkuarën e të ardhmen, për demokratizimin, shndërrimin e saj në një aset të votuesve, raportet e saj me SHBA, i kam thënë të gjitha dhe nuk është e nevojshme t’i përsëris sepse nuk dua të lëndoj njerëz. Jemi dy pjesë të një të tëre, Partia Demokratike është një e tërë.

Nuk dua t’i fryj zjarrit të përçarjes, të gjejnë shkak e sebep në fjalët e mia, që nesër të thonë, nuk duan bashkimin, nuk duan kandidatin e përbashkët, siç thuhet rëndom i shërben Edi Ramës, janë të shitur, janë të  blerë. Më vjen të qesh, sepse del një njeri, thotë është i shitur, është i blerë dhe mendon që ka tagrin moral dhe autoritetin ta bëjë këtë. Unë nuk i përkas kësaj race politikanësh’, theksoi Gjekmarkaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026