‘Të marrë pushkën ose të jetë idealiste’, Bushati: Opozita ka dy rrugë ndaj Ramës
Analisti Andi Bushati deklaroi se opozita ka dy rrugë në përballjen e saj me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati tha se opozita ose duhet të zhvillojë protesta të dhunshme, ose të jetë idealiste dhe të bëjë për vete rreth 70% të shqiptarëve.
Sipas tij, nëse gjërat do të vijojnë kështu siç janë, në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do ketë surpriza.
“Për mua, opozita ka dy rrugë. Njëra, është të marrë pushkën në krah. Besoj që nuk është e zonja dhe e aftë ta bëjë këtë, të kalojë deri në protesta të dhunshme. Nuk e shoh që të jetë e aftë ta bëjë këtë. E dyta, duhet të jetë aq idealiste, aq model, aq e moralshme, sa mos të mbledhë 51% të shqiptarëve, por të bëjë për vete 70% të shqiptarëve, në mënyrë që regjimi ta ketë të pamundur të vjedhë dhe të blejë vota.
Nuk e shoh opozitën, as në njërën shinë, as në tjetrën, të jetë e aftë për këtë mision. Prandaj, unë them që nëse gjërat vazhdojnë kështu, nuk do kemi surpriza dhe do kemi prapë zgjedhje të vjedhura dhe të blera nga Rilindja”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut