“Të marrim anti-tankun?” Lapaj e Shabani-Abilekajt: Kjo tezë i shërben Ramës…

23 Prill 2024 | 22:43

Gazetari Enton Abilekaj tha  në “Now me Erla Mëhillin” se është e vështirë që opozita të fitojë kundër Edi Ramës, pasi ai tashmë ka kapur gjithë pushtetin dhe duhet që të ndryshohet sistemi para se pretendohet fitorja.

Kjo nxiti debate në studio, pasi sipas Lapajt një deklaratë e tillë i shërben Edi Ramës. Nga ana tjetër Endri Shabani tha se zgjidhja nuk mund të jetë “të marrim anti-tankun” por duhet një zgjidhje e re që u sjell besim qytetarëve.

Pjesë nga debati në studio:

Enton Abilekaj: Në zgjedhjet lokale ne kishim një ofertë që Tiranës ti ndalej betonizimi. Arlind Qori tha se nuk do lejonte më ndërtime, por mori vetëm 12 mijë vota.

Endri Shabani: Ky është problemi ai e dinte edhe vetë që nuk do fitonte. Nëse ne do të kishim dalë si front opozitar, të gjithë bashkë, me një njeri, Arlind Qorin, Adriatik, Lapajn, Endri Shabanin, Pano Sokon, si mendon do fitonte apo jo? Do fitonte 13 mijë vota, apo 130 mijë vota.

Enton Abilekaj: Unë nuk besoj se do fitonte se nuk besoj se në një shtet autoritar, bëhen zgjedhje të ndershme.

Endri Shabani: Po si mendon se do e zgjidhim këtë se për problemin kemi rënë dakord të gjithë. Si e zgjidhim, të marrim anti-tankun?

Enton Abilekaj: Ne sot kemi një kryeministër që nuk do të ikë dhe 2 opozitarë që nuk duan të largohen këta të tre kontrollojnë të gjithë sistemin. Në lojë futet krimi, kadastra, administratat shtetërore, të gjitha këto futen në funksion.

Adriatik Lapaj: Kush është zgjidhja zoti Abilekaj, se kjo që thoni ju i shërben Ramës.

Enton Abilekaj: I shërben Ramës apo jo, unë nuk mund të gënjej. Ne këtu nuk kemi mungesë ofertash, por duhet të diagnostifikojmë problemin. Zgjidhja është të prishet sistemi. E para do duhej të merrej me ligj administrimi i votës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026