Të moshuarit blejnë më pak ushqime për shkak të çmimeve të larta
Rritja e çmimeve ka ndikuar në xhepat e qytetarëve, e sidomos tek pensionistët. Mesatarisht një pensionist merr 15 mijë lekë në muaj.
“Nuk më del, me thënë të drejtën. Të gjitha i kam rralluar. Po do jetojmë, do hamë ,çfarë do bëjmë. Nuk marr, për shembull 1 kile ose 2 kile, por marr gjysmë kile sa për të kaluar ditën”, thotë një pensioniste.
Paraditja është momenti i bërjes së pazareve. Megjithatë, ata thonë se stepen kur shohin çmimet.
Qeveria dha si ndihmë për pensionistët 3 mijë në muaj, por këto para nuk iu zgjidhin punë.
“Çfarë është 30 mijë lekëshi, për çfarë vlen? Nuk e përballoj jetesën e përditshme, çmimet janë të shtrenjta, një kilogram speca 300 lekë”, shprehet një pensionist.
E teksa i pyesim nëse kanë arritur të kursejnë diçka, ata përgjigjen se nuk kanë çfarë të heqin kur nuk kanë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bordi i Ushqimeve cakton çmimet e reja të produkteve bazë
- Sejko: Çmimet do mbeten të larta të paktën edhe gjysmën tjetër të vitit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
- 17:32 Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht