Të paktën 3 të vdekur nga sulmi rus në një spital në Ukrainë
Të paktën 3 persona humben jetën gjatë sulmit ajror rus mbi një spital fëmijësh në Maripol. Mes viktimave ishte dhe një vajzë e vogël.
“Tronditëse dhe aksion i neveritshëm’” kështu u përshkrua ky sulm nga ukrainasit.
Zyrtarët ukrainas bën me dije se të paktën 17 persona u lënduan, mes tyre edhe nëna që sapo kishin lindur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për një sulm të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar një krim lufte.
“Ne kurrë nuk kemi bërë dhe kurrë nuk do të kishim bërë diçka të tillë në ndonjë nga qytetet e rajonit të Donetsk ose Luhansk . Në asnjë nga qytetet në tokë. Sepse ne jemi njerëz” u shpreh zelensky.
Ukraina thotë se sulmet ajrore ruse goditën tre spitale brenda një dite, duke përfshirë dy në perëndim të Kievit. Por aksioni në Mariupol ishte më shkatërruesi.
Rusia pretendon se inteligjenca kishte konfirmuar se spitali ishte evakuuar nga forcat ukrainase.
Kur u pyet për sulmet ajrore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “Forcat ruse nuk qëllojnë në objektiva civilë”.
Sulmi i Mariupolit ndodhi në momentin kur një armëpushim supozohej të ishte ende në fuqi. Prej disa ditësh qyteti port është nën sulmin e bombardimeve.
Imazhet satelitore tregojnë një shkatërrim të madh e të pa mëshirshëm. Qytet tanimë ka humbur identitetin e tij të para luftës.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar