6 të vdekur nga orteku i akullit në Itali
Të paktën 6 persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan pasi një ortek u shkëput nga mali në pjesën verilindore të Italisë. Akullnaja u shemb në malin Marmolada, më i larti në Dolomitet italiane, pranë fshatit Punta Rocca.
Orteku u përplas me grupin e alpinistëve të cilët ishin duke eksploruar shtegun. Raportohet se 15 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Pesë helikopterë dhe dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje.
Teknikët e Shpëtimit Alpin kanë konstatuar se masa e shkëputur nga akullnaja Marmolada ka rënë me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.
“Akullnaja u destabilizua për shkak të sasisë madhe të ujit të shkrirë, pasi prej javësh vendi është prekur nga temperatura jashtëzakonisht të larta mbi mesataren”, shkroi në Twitter Shoqata Meteorologjike. Një ditë më parë në majën e akullnajës u regjistrua temperaturë më të lartë e këtij sezoni: 10.3 Gradë Celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)